Studentët e Dizajnit të Integruar në UBT zhvilluan një vizitë studimore në studion e Gagi Print

04/05/2024

Studentët e Fakultetit të Dizajnit të Integruar në UBT, në kuadër të lëndës “Dizajn Studio 4”, të udhëhequr nga profesori Uran Krasniqi, kanë realizuar një vizitë studimore në studion e Gagi Print.

Atje u pritën nga themeluesi i kompanisë, Ramadan Gagica. Gjatë kësaj vizite, ata u njohën me procesin e printimit të materialeve, përgatitjen e file-s për printim, ndarjen e paletave të ngjyrave, si dhe llojet e ndryshme të printimit, si digjital dhe offset.

Studimet gjithashtu u fokusuan në përdorimin e foljeve, kombinimin e materialeve të riciklueshme, llojet e letrës, UV printimin, printimin e stickers dhe kapelave. Gagica gjithashtu i njoftoi studentët me sfidat që do të përballen pas përfundimit të studimeve dhe përgatitjen e tyre në tregun e punës.

Gjatë bisedave produktive, studentët arritën të fitonin njohuri më të thella për materialet që kishin dëgjuar në ligjërata. Kjo eksperiencë praktike sigurisht që i ndihmon ata të kuptojnë më mirë se si të përdorin materialet në praktikë dhe si të menaxhojnë sfidat e industrisë së dizajnit.