Studentët e Dizajnit të Integruar në UBT realizuan një punëtori me themeluesin e kompanisë “Tri të katërtat”, Ardian Bytyqi

17/05/2023

Studentët e Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT, në kuadër të lëndës: “Dizajn Studio 4”, të udhëhequr nga profesori Uran Krasniqi, kanë realizuar një punëtori me themeluesin e kompanisë për printim “Tri të katërtat”, Ardian Bytyqi.

Në kuadër të kësaj punëtorie, studentët dhe Ardian Bytyqi diskutuan për printin kreativ, duke përdorur materiale nga më të ndryshme të punuara të gjitha handmade, screen printin, printimin digjital dhe offset, përdorimin e foljeve, kombinimin e materialeve të tekstilit në materiale grafike.

Ligjërata ishte shumë e frytshme pasi që studentët ishin shumë të interesuar se si brendet e tyre që janë duke i krijuar të kenë mundësi t’i konvertojnë apo edhe t’i kombinojnë në materiale të prekshme.