Studentët e Biokimisë Mjekësore në UBT, realizuan një vizitë studimore në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë
05/06/2024Në kuadër të lëndës “Analiza Molekulare dhe Imunologjike”, studentët e vitit të dytë të programit Biokimi Mjekësore në UBT, realizuan një vizitë studimore në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë. Kjo praktikë u organizua nën mentorimin e Prof. Dr. Armend Cana.
Vizitat studimore janë një pjesë integrale e kurrikulës në UBT, duke pasuruar përvojën akademike të studentëve përmes aplikimit praktik të njohurive të marra në klasë.
Gjatë kësaj vizite, studentët patën mundësinë të eksplorojnë dhe të kuptojnë në detaje proceset profesionale në fushën e analizave molekulare dhe imunologjike. Ata gjithashtu krijuan lidhje të rëndësishme me profesionistë të industrisë, duke zgjeruar rrjetin e tyre profesional dhe duke përfituar nga këshillat dhe përvojat e ekspertëve.
Leading the Way
#jointheLEADER