Studentët e Arkitekturës realizojnë mbi 100 projekte zhvillimore për vendlindjet e tyre

12/03/2019

Me qëllim për të ndihmuar zhvillimin urbanistik në vendet prej nga vijnë dhe për të krijuar ambiente të bukura e inovative, studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, kanë realizuar mbi 100 projekte zhvillimore me peizazhe urbane dhe gjelbërim.

 

Këto punime studentët i kanë zhvilluar nën mentorimin e profesorit Nexhat Balaj, në kuadër të lëndës Menaxhimi i Mjedisit dhe Peizazhit.

 

Në projektimin e këtyre planeve zhvillimore, arkitektët e rinj përdorën elemente të arkitekturës bashkëkohore, si dhe kanë aplikuar metoda inovative për vendet si: Ulqini, Presheva, Tetova dhe qytete të Kosovës.

 

Studentët janë shprehur se në këtë mënyrë mund të kontribuojnë për vendlindjet e tyre, duke ideuar ambiente kreative me arkitekturë bashkëkohore. Sipas tyre, meritë të veçantë kanë edhe ligjëruesit në UBT, pasi, siç thanë, po ju ndihmojnë në aspektin praktik dhe në përfitimin e njohurive adekuate në këtë fushë.