Studentët e arkitekturës në UBT garues në konkursin për 20 mijë dollarë në Mbretërinë e Kamboxhis
23/08/2018Studentët e Fakultetit Arkitekturës dhe Planifikim Hapësinor në UBT, Benard Shala, Ulkis Bajqinovci, Alina Ahmeti, Besajan Bytyqi dhe Riola Hamzaj, kanë hartuar një projekt madhështor për banorët e Kamboxhisë, projekt më të cilin po konkurrojnë në konkursin “Affordable Housing Challenge 2018”, organizuar nga Programi Zhvillimor i Bashkimit Evropian në bashkëpunim më Building Trust International.
Ata janë në garë për çmimin prej 20 mijë dollarësh në Cambodia, teksa projekti i tyre përmbajnë një hapësirë prej 70 mijë metra katrorë për rreth 4 mijë njësi banimi të shoqëruara nga hapësirat e veçanta si gjelbërimi, dyqanet etj.
Duke folur për konceptin e masterplanit, studenti i UBT-së Benard Shala ka thënë se ky projekt është mjaftë interesant me një kosto mjaft të arsyeshme dhe bëri të ditur se me anë të këtij projekti po përfaqësohet edhe Kosova si shtet.
“Në këtë koncept banesor kemi shfrytëzuar edhe rrjedhën e lumit dhe është konsideruar si avantazh sepse me këtë trajektore të shtrirjes së lumit, si dhe morën formën e komplekseve banesore që i japin rrjedhshmëri dhe ndërlidhje më lokacionin”, ka shpjeguar Shala.
“Synimi i grupit është që fillimisht të përfaqësojmë UBT-në e më pas edhe Kosovën si shtet si dhe të japim mesazhin që edhe studentët kosovarë janë të aftë të punojnë projekte e të garojnë në konkurse të tilla ndërkombëtare”, theksoi ai.
Në vazhdim gjeni edhe fotografitë të projektit garues të studentëve.