
Studentët e Arkitekturës marrin informacione mbi përpunimin e metaleve në fabrikën “ZINKUNIE”
27/05/2019Studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor kanë realizuar vizitë studimore në fabrikën “ZINKUNIE”, në Prizren, në të cilën morën informacione mbi procesin e përpunimit të metaleve.
Vizita është realizuar në kuadër të lëndës “Studio Dizajn 3”.
Studentët, krahas njoftimit të parimeve të dizajnimit për sipërfaqe ekonomike-industriale, u njoftuan dhe me mënyrën e prodhimit të detaleve të përcaktuara nga arkitektët. Ndërkaq, përfaqësuesit e kësaj fabrike shprehën gatishmëri të plotë edhe për fillim të bashkëpunimit me UBT-në.
ZINKUNIE është fabrikë që merret me përpunimin e bakrit, zinkut dhe elementeve tjera të metalit. Kompania në fillim ka pasur bazën në Holandë, kurse tani funksionon e pavarur, me produkte të destinuara për Evropë dhe Azi.