Studentët e ANV-së së Ndërtimtarisë realizojnë vizitë në kompani të prodhimit të betonit

19/07/2018

Në kuadër të ANV-së së Inxhinierisë së Ndërtimit dhe infrastrukturës sot u realizua vizitë në kompaninë për prodhimin e betonit ”Vëllezërit e Bashkuar”, në Prizren.

Studentët, ishin të shoqëruar nga profesorët, Visar Krelani dhe Driton Kryeziu, me ç’rast ky i fundit i njoftoi pjesëmarrësit e ANV-së nga afër me makinerinë që e posedon kompania, ciklin e prodhimit të betonit dhe prodhimit të kubëzave të betonit.

Pos kësaj, studentët patën rastin të shohin edhe laboratorin për testim, ku para tyre u testuan mostra të copëzave të ndryshme të betonit.
Më pas studentët vazhduan vizitën në gurthyesin e kësaj kompanie, në të cilin atyre iu shpjegua në tërësi procesi i përfitimit të zallit nga përpunimi i gurit.

Udhëtimi vazhdoi për në kampusin e UBT-së, në Prizren, ku studentët u pritën nga profesori Vehbi Sofiu, i cili edhe i njoftoi më shumë për ambientet, infrastrukturën dhe sallat e mësimit.

Akademia e Ndërtimtarisë do të vazhdojë aktivitetet e saj edhe gjatë ditës së enjte ku do të pasojnë ligjëratat e profesorëve dhe ekspertëve të këtij drejtimi.