Studentët dhe stafi i UBT-së marrin pjesë në aktivitetin e projektit “V.I.R.T.U.A.L. Mobility in Italy – Virtual Reality Innovation”

07/11/2024

Studentët Ylli Rexhaj, Genc Isufi, Bleron Kovaçi, Redon Rexhepi dhe profesori Zymer Veliu nga UBT morën pjesë në një aktivitetin e projektit “V.I.R.T.U.A.L. Mobility in Italy – Virtual Reality Innovation”, ku eksploruan teknologjinë më të fundit të Realitetit Virtual (VR).

Pjesëmarrësit eksperimentuan me mjedise të ndryshme virtuale duke përdorur pajisje VR, të cilat u mundësuan një përvojë gjithëpërfshirëse për të hyrë në një dimension të ri dhe për të eksploruar aplikacione novative të VR-së në kontekste reale.

Ky projekt është një dëshmi e përkushtimit të UBT-së për të integruar teknologjitë më të avancuara në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies.