Studentët dhe stafi i UBT-së i bashkohen aksionit “Dhuro gjak, shpëto një jetë”

02/11/2023

Tradita e dhurimit të gjakut nga stafi, si dhe studentët e UBT-së po vazhdon edhe këtë vit duke iu bashkuar aksionit “Dhuro gjak, shpëto një jetë”, organizuar në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan.

Ky akt i solidaritetit është organizuar në bashkëpunim me Qendrën e Transfuzionit të Gjakut të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Dozat e gjakut të mbledhura në UBT, do t’i shërbejnë QKUK-së, në raste emergjente të kërkesave për gjak.

Gjatë këtij organizimi, gjak kanë mundur të dhurojnë të gjithë ata që janë në gjendje të mirë shëndetësore. UBT ndër vite dhuron gjak, madje në vitet e kaluara ka shënuar edhe shifra rekorde të dhurimit të gjakut në Kosovë.