
Studentët dhe profesorët e UBT-së vizitojnë punimet në kanalin “Ibër-Lepenci”
15/01/2025Studentët dhe profesorët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT kanë vizituar punimet në kanalin “Ibër-Lepenci”, pas dëmtimit të shkaktuar nga një shpërthim që ndodhi disa javë më parë.
Vizita u realizua në kuadër të lëndëve praktike të këtij fakulteti, duke ofruar mundësinë për të shqyrtuar situatën dhe punimet që po kryhen për riparimin dhe stabilizimin e kanalit.
Ky aktivitet praktik ka shërbyer si një mundësi e shkëlqyer për studentët që të marrin njohuri të thelluara mbi proceset e riparimit dhe mirëmbajtjes së infrastrukturës, duke përfshirë analizat dhe teknikat e përdorura në terren për menaxhimin e dëmeve dhe garantimin e qëndrueshmërisë së kanalit.