Studentët dhe profesorët e UBT-së mbollën lule dhe bimë dekorative në hapësirat e Parkut Shkencor Inovativ të UBT-së

04/05/2022

Studentët e Fakultetit Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT bashkë me stafin akademik mbollën bimë dekorative dhe lule në ambientet e Parkut Shkencor Inovativ të UBT-së, të cilat janë prodhuar dhe kultivuar në hapësirat e serrave eksperimentale në kuadër të kopshtit botanik të UBT-së.

 

Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Agrikulturës dhe Mjedisit, profesor Fidan Feka, potencoi se studentët e UBT-së kanë arritur që në këtë periudhë të mbjellin lulet në serra, duke arritur kështu që të njëjtat t’i mbjellin në hapësirat e kampusit të UBT-së, me të cilat po arrijnë t’i zbukurojnë ambientet e jashtme të saj.

 

Profesor Nexhat Balaj, ligjërues i lëndëve “Bimët dekorative” dhe “Projektimit të peisazhit”, potencoi se studentët e UBT-së kanë arritur që këto bimë t’i prodhojnë nga fara dhe pastaj ato t’i kultivojnë në hapësirat e serrave, ndërsa sot, po i mbjellin në hapësirat e Parkut Shkencor Inovativ të UBT-së. Qëllimi i këtij aktiviteti është që studentët të mësojnë edhe se si ato projektohen, kultivohen dhe implementohen në hapësirat publike, parqeve, kopshteve familjare, e hapësira të tjera.

 

Ndër të tjera, profesor Balaj ka theksuar se me këtë studentët e Fakultetit Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT, po arrijnë të mësojnë edhe teknikat e kultivimit dhe prodhimit të bimëve dekorative.