Studentët dhe profesorët e Shkencave të Ushqimit realizojnë hulumtim shkencor

22/02/2019

Studentët e vitit të tretë të Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, Fjolla Vllasaliu dhe Ardit Hoti, në bashkëpunim me profesorët Valon Durguti, Fisnik Laha dhe Fidan Feka, kanë realizuar një hulumtim shkencor që ka të bëj me përcaktimin e elementeve toksike ose siç njihen si metale të rënda tek disa lloje të peshqve.

 

Në kuadër të këtij hulumtimi është përcaktuar shkalla e rrezikut potencial të intoksikimit të njeriut me metalet përkatëse, kjo për faktin se ato shfaqin afinitet bioakumulues në inde dhe paraqesin rrezik potencial për shëndetin e njeriut.

 

Në këtë studim janë analizuar lloje të peshqve si krapi, trofta dhe levreku, teksa janë përdorur metoda krahasuese dhe teknika analitike me anë të së cilave janë përcaktuar metalet e rënda sidomos në aspektin sasior.

 

Rezultatet e hulumtimit janë tejet interesante dhe pritet të publikohen në njërën prej revistave shkencore ndërkombëtare.