Studentë të shumtë të UBT-së fillojnë Eurotrip-in e sivjetshëm – mundësi për të kuptuar dhe përjetuar diversitetin e kontinentit

30/11/2023

Lubjana, Venecia, Milano dhe Paris janë vendet e para të cilat u vizituan nga studentët e shumtë të drejtimeve të ndryshme të UBT-së si pjesë e turit të tyre në Evropë.

Studentët dhe profesorët e UBT-së vizituan këto vende me qëllim që të pasurojnë përvojën e tyre akademike dhe kulturore.

Këto qytete, të njohura për bukurinë e tyre historike, arkitektonike dhe kulturore, ofrojnë një mundësi të shkëlqyer për të kuptuar dhe përjetuar diversitetin e kontinentit evropian.

Gjatë këtyre udhëtimeve, studentët kanë pasur mundësinë të njihen me trashëgiminë artistike dhe kulturore të secilit vend, të eksplorojnë gastronominë vendase dhe të ndajnë përvojat e tyre me njëri-tjetrin.