Studentë të shkallës së tretë Phd realizuan me sukses qëndrimet e tyre doktorale në një aktivitet të organizuar nga Fakulteti Psikologji në UBT

28/03/2023

Studentë të shkallës së tretë Phd, njëri shtetas i Austrisë dhe dy të tjerë nga Maqedonia e Veriut, kanë realizuar me sukses qëndrimet e tyre doktorale, në një aktivitet të organizuar nga Fakultetit i Psikologjisë në UBT.

Doktorantët nga Austria dhe Maqedonia e Veriut, kanë prezantuar hulumtimet e tyre për studentët dhe profesorët e Fakultetit të Psikologjisë në UBT rreth psikologjisë klinike dhe edukimit në përgjithësi, duke dhënë mendime kritike dhe ide kreative rreth zgjidhjes së problemeve të ndryshme që ndërlidhen me fushën e psikologjisë.

Fakulteti Psikologji në UBT është një program që ofron mbështetjen për studentët e këtij drejtimi dhe si qëllim kryesor ka avancimin e metodologjisë së mësimdhënies dhe të mësuarit, të kontribuojë në komunitet e shoqëri, si dhe të promovojë kërkimin shkencor në fushën e psikologjisë.