Studentë dhe profesorë të Stomatologjisë kryejnë me sukses operacionin “Op. Apicoectomia” në Poliklinikën Specialistike të Stomatologjisë në UBT
03/05/2024Poliklinika Stomatologjike në UBT, në kuadër të Fakultetit të Stomatologjisë, dhe në veçanti Katedra e Kirurgjisë Orale, ka realizuar me sukses operacionin e radhës “Op. Apicoectomia”. Operacioni u krye me udhëheqjen e profesorëve dhe asistentëve specialistë në kirurgji orale, duke përfshirë asistencën e studentëve të vitit të gjashtë të degës së Stomatologjisë.
Tani, të gjitha shërbimet operative, të cilat kryhen në një sallë të pajisur me paisje të sofistikuara, janë në dispozicion të pacientëve nën monitorimin dhe mbikëqyrjen e profesorëve dhe asistentëve nga Katedra e Kirurgjisë Orale.