Studentë të UBT-së përfitojnë nga Qendra Austriake për Reforma Ekonomike
07/04/2016Për çdo vit, nga dy studentë të UBT-së, do të mund të zhvillojnë praktikë 3-mujore në Qendrën Austriake për Reforma Ekonomike.
Një e mirë e këtillë për studentët vjen pas një marrëveshjeje të përbashkët të rektorit të UBT-së, prof. Edmond Hajrizi, me presidenten e Qendrës Austriake për Reforma Ekonomike, Barbara Koln, të mërkurën.
Bazë e përzgjedhjes së studentëve do të jetë performanca në studime.
Bashkëpunimi, sipas nënshkruesve të marrëveshjes, ka për qëllim që studentëve të UBT-së t’u ofrohet mundësia e shkëmbimit të njohurive, të fituara gjatë studimeve për tregun evropian të punës.