Studentë të UBT-së në punëtorinë “Cyber Security Exercises” në Pragë të Çekisë

06/07/2015

Një numër studentësh të UBT-së kanë marrë pjesë në punëtorinë “Cyber Security Exercises”, organizuar në Pragë të Çekisë më 29 dhe 30 qershor. Punëtoria është organizuar në kuadër të projektit transregjional të financuar nga Komisioni Evropian “Enhancing Cyber Security”, përfitues të të cilit janë Republika e Kosovës, ajo e Maqedonisë dhe ajo e Moldavisë.

 

Njëri nga studentët e UBT-së, pjesëmarrës në punëtori, Atdhe Buja theksoi se punëtoria është shumë e rëndësishme për përballjen e trajtimin më tutje të sulmeve kibernetike si Network forensics, Phishing attack dhe Large scale incident handling.

 

Vlen të theksohet se nga pjesëmarrësit nga Kosova shumica ishin studentë të UBT-së.

 

 

Pas punëtorisë, studentët dhe gjithë pjesëmarrësit nga Kosova në këtë punëtori vizituan Ambasadën e Republikës së Kosovës në Pragë, ku u pritën nga diplomati Adriatik Kryeziu dhe u njohën më shumë për punën që bën Ambasada e Kosovës në këtë shtet.