Stafi i UBT-së pjesë e programit të ekselencës për shkencën në Technical University of Sofia në Bullgari

03/02/2025

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dhe Prof. Besnik Qehaja, kanë filluar zyrtarisht angazhimin e tyre nga Senior Research Fellow në Technical University of Sofia në Bullgari.

UBT vazhdon të forcojë rolin e tij si një institucion lider në kërkimin shkencor dhe inovacionin ndërkombëtar, duke shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në ndërkombëtarizimin e shkencës.

Gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, ata do të angazhohen në një projekt të avancuar hulumtues, duke bashkëpunuar ngushtë me ekspertë dhe akademikë bullgarë për të zhvilluar studime dhe analiza të reja në fushën e energjisë, me fokus të veçantë në rrjetet inteligjente energjetike dhe inteligjencën artificiale.

Ky hulumtim synon të kontribuojë në avancimin e teknologjive të reja për një përdorim më efikas të burimeve të energjisë, si dhe në integrimin e inteligjencës artificiale në sistemet energjetike, duke sjellë inovacione të rëndësishme në këtë sektor.

UBT mbetet i përkushtuar në rolin e tij si një qendër ekselence akademike dhe inovacioni, duke vazhduar të zgjerojë partneritetet ndërkombëtare dhe të kontribuojë aktivisht në zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë në nivel global.