Stafi dhe studentët e UBT-së dhuruan gjak
16/06/2020Stafi dhe studentët e UBT-së edhe këtë vit i janë përgjigjur pozitivisht aksionit vullnetar për dhurimin e gjakut, nën moton “Dhuro gjak, shpëto jetë”, organizuar nga Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut.
Ky është viti i pestë që UBT dhuron gjak, madje në vitet e kaluara ka shënuar edhe shifra rekorde të dhurimit në Kosovë, në kuadër të një aksioni të vetëm, prandaj edhe Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzion të Gjakut ndau edhe mirënjohje UBT-së për mbështetjen dhe kontributin e dhënë.
Aksioni u zhvillua në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, teksa thirrjes iu përgjigjen studentë shumë e punonjës të UBT-së.