Specialisti i Radiologjisë në Zvicër, Dr. Flamur Mushica ligjëron për studentët e Infermierisë

06/02/2019

Specialisti i Radiologjisë, dr. Flamur Mushica, njëherësh mjek kryesor në Klinikën e Radiologjisë në spitalin “Sro Langenthal”, në Kantonin e Bernit në Zvicër, ka mbajtur telekonferencë për studentët e Fakultetit të Infermierisë në UBT.

 

Duke folur për sistemin e shëndetësisë, dr.Mushica konkretisht ka thënë se roli i radiologëve dhe infermierëve është i rëndësishëm edhe në njoftimin dhe sensibilizimin e popullatës për kancerin e gjirit.

 

Ai tha se stafi mjekësor mund të ndihmojnë në njohjen e masave që duhet të ndërmerren, për rëndësinë e kontrolleve dhe vizitave të vazhdueshme mjekësore.

 

Dr.Mushica ka thënë se ky lloj i kancerit është më i përhapur në Zvicër sesa në Kosovë, por potencoi se stafi përkatës mjekësor mund të ndihmojë në zbulimin e hershëm të sëmundjes, teksa porositi radiologët dhe infermierët e rinj për trajtim profesional të të prekurve më këtë sëmundje.