
SOS Fshati ofron mundësi punësimi për studentët e Medias në UBT
15/03/2019Qendra e Karrierës në UBT njofton studentët dhe të gjithë ish-studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim, për mundësinë e punësimit në SOS Fshatin e Fëmijëve në Kosovë.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë në vendet e lira të punës të shpallura nga SOS Fshati, ku përveç aplikimit duhet bashkëngjisin CV-në dhe Letrën Motivuese.
Informacionet shtesë mund t`i gjeni në Qendrën e Karrierës në UBT, teksa aplikimin mund ta bëni në këtë email: HR.Recruitment@soskosova.org
Afati i fundit për aplikim është data 17 mars, 2019.