Shumë aktivitete e përshkojnë Akademinë Verore të Fakultetit Shkenca të Ushqimit dhe Agrikulturës

16/07/2024

Dhjetëra pjesëmarrës u bënë pjesë e Akademisë Verore të Shkencave të Ushqimit dhe Agrikulturës në festivalin më të madh të dijes, në Global UBT Fest.

Inovacionet dhe praktikat më të mira në prodhimin e produkteve të qumështit, cilësia fitosanitare përgjatë zingjirit të prodhimit bujqësor në Kosovë, rritja e vlerës së produktit tek sektori i pemëve të imëta, intoleranca ushqimore në çrregullimet e spektrit të autizmit, e shumë tema të tjera me interes për pjesëmarrësit u trajtuan në kuadër të kësaj shkolle verore.

Kjo akademi verore shërben si një pikëtakim për profesorë e pjesëmarrës të tjerë për të diskutuar rreth metodave më të mira në fushën e prodhimit e përmirësimit të cilësisë dhe çështjeve të rëndësishme që ndërlidhen me fushën e teknologjisë ushqimore dhe agrikulturës.