Shpallet ekipi fitues i garës “1st Spaghetti Bridge Building 2018”

28/12/2018

33kg i mbajti ura e ndërtuar nga 1.2kg shpageta, e projektuar dhe ndërtuar nga studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës, Senad Ibrahimi, Eron Mekolli, Atdhe Thaçi, Liridon Ahmetaj dhe Behar Sylaj.

Ky rezultat e bëri këtë ekip fitues të edicionit të parë të garës “1st Spaghetti Bridge Building 2018”.

 

Për rezultatin e treguar nga ekipet pjesëmarrëse, rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi tha se kjo garë tregoi që studentët e UBT-së po mësojnë duke u bazuar në zgjidhje praktike të problemeve dhe këtë po e bëjnë në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Nga cilësia e këtyre punimeve, pa pikë dyshimi mund të them se studentët tanë janë të gatshëm që ta përfaqësojnë Kosovën në nivel rajonal dhe botëror, në garat e njëjta që organizohen në shtets të ndryshme”, vlerësoi Hajrizi.

 

E një vlerësim të njëjtë, të pasuar edhe me këshilla shtesë, e patën edhe profesorët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT.

 

Në këtë garë morën pjesë 13 ekipe, të përbëra nga studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor dhe Dizajnit të Integruar, teksa gara e ngjashme, por në nivel rajonal, do të organizohet në mars.