Shpallen ekipet fituese të garës “Data Science Hackathon”
24/03/2019Ka përfunduar gara dyditore “Data Science Hackathon”, organizuar nga UBT dhe Raiffeisen Bank, ku morën pjesë shumë studentë të nivelit bachelor dhe master të universiteteve publike ose private në Kosovë.
Ata garuan të ndarë në grupe, prej të cilëve tri grupe kanë zënë vendet e para.
Nga mbi 150 pjesëmarrës, ekipi “Gx Data”, fituan vendin e parë dhe u shpërblyen me 1500 euro.
Vendi i dytë i takoi ekipit “Be2Fr”, të cilët u shpërblyen me 1000 euro.
Ndërkaq, vendi i tretë u takoi grupit “Team Bankers” , të cilët u shpërblyen me 500 euro.
Pjesëmarrësve tjerë të suksesshëm u është ofruar mundësia për punë praktike e punësim në Raiffeisen Bank dhe UBT.
Ata falë këtyre mundësive do të njihen me nevojat e industrisë dhe praktikat më të mira të punës në sektorin bankar dhe jo vetëm.
Kjo garë, sipas organizatorëve, kishte për qëllim që të gjithë të rinjtë e talentuar dhe që kanë aftësi në sektorin e teknologjisë dhe kanë zgjidhje kreative të problemeve në të dhënat dhe punën me big data, të shfaqin njohuritë dhe shkathtësitë e tyre.