Shkolla e Mesme e Mjekësisë dhe Gjimnazi UBT shpall konkurs për pranimin e nxënësve të rinj për vitin shkollor 2022/2023

12/04/2022

Shkolla e Mesme e Mjekësisë dhe Gjimnazi UBT shpall konkursin e rregullt publik për pranimin dhe regjistrimin e nxënësve të rinj për vitin shkollor 2022/2023, në të gjitha drejtimet e licencuara për Arsimin e Mesëm të Lartë nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në drejtimet:

 

  • Gjimnazi Natyror
  • Gjimnazi Gjuhësor
  • Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë
  • Teknik i Farmacisë
  • Teknik i Laboratorit Mjekësor
  • Asistent Dentar

 

Konkursi është i hapur deri me datën 20.08.2022, ndërsa ju mund ta rezervoni vendin tuaj duke e nënshkruar parakontratën, dhe afati për rezervimin e vendit në Shkollat e Mesme të UBT-së është deri më 29.04.2022.

 

Të drejtën e konkurrimit e kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë të përfunduar shkollimin e mesëm të ulët dhe të cilët e kanë përfunduar me sukses testin e arritshmërisë.

 

Aplikimin kandidatët e interesuar për Gjimnazin UBT mund ta bëjnë përmes uebfaqes: http://gjimnazi.ubt-uni.net/, ndërkaq kandidatët e interesuar për Shkollën e Mesme të Mjekësisë mund ta bëjnë përmes uebfaqes: http://shm.ubt-uni.net/, ose këtë mund ta bëjnë edhe në mënyrë fizike në ambientet e UBT-së.

 

Kriteret për regjistrim:

 

  • Nota mesatare e të gjitha lëndëve (klasat 6-9) (60%) 60 pikë;
  • Nota mesatare nga lëndët prioritare (klasat 6-9) (40%) 40 pikë;
  • Kriteri i lëndëve prioritare nga suksesi për gjimnaz dhe shkollën e mesme të mjekësisë është që mesatarja e këtyre lëndëve të jetë 4.0 e lartë (Së pari gjendet mesatarja e 4 lëndëve prioritare veç e veç, pastaj mesatarja e mesatareve të atyre lëndëve);

 

Kandidatët të cilët aplikojnë duhet t’i bashkëngjitin aplikacionit:

 

  • Certifikatën e kalimit të testit të arritshmërisë për klasat e nënta (origjinale ose kopje të noterizuar);
  • Diplomën e shkollës së mesme të ulët (origjinale ose kopje të noterizuar);
  • Dëftesat e shkollës së mesme të ulët (origjinale ose kopje të noterizuar);
  • Ekstrakti i lindjes;
  • Dy fotografi të formatit të pasaportës;