Shkolla e Mesme e Mjekësisë UBT në Prizren shpall konkurs për pranimin e nxënësve të rinj për vitin shkollor 2023/24
09/06/2023Shkolla e Mesme e Mjekësisë UBT në Prizren shpall konkursin e rregullt publik për pranimin dhe regjistrimin e nxënësve të rinj për vitin e ri shkollor 2023/2024, në drejtimet:
- Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë;
- Teknik i Laboratorit Mjekësor.
Konkursi është i hapur deri më datë 31 gusht 2023 dhe të drejtën e konkurrimit dhe të regjistrimit e kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar shkollimin e mesëm të ulët, dhe të cilët e kanë përfunduar me sukses testin e arritshmërisë.
Për të bërë aplikimin, nxënësit duhet të bashkëngjitin këto dokumente:
- Dëftesat e shkollës së mesme të ulët – origjinale;
- Ekstrakti i lindjes – origjinal dhe jo më i vjetër se 6 muaj;
- Dy fotografi të formatit të pasaportës;
- Fletëregjistrimi.
Aplikimi mund të bëhet online përmes uebsajteve zyrtare të shkollave të mesme: shm.ubt-uni.net ose edhe duke na vizituar në ambientet e Shkollës së Mesme të Mjekësisë UBT, në Prizren, rruga “Ukë Bytyqi”.