SHKI vazhdon punimet e Akademisë Ndërkombëtare Verore, të festivalit “Global UBT FEST 2020”

16/07/2020

Akademia Verore e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, në ditën e dytë vazhduan me ligjëratën tematike: “The Framework of a Real-time Patient Monitoring System”  nga prof. Besnik Qehaja si dhe me ligjëratën HTML dhe CSS nga prof. Betim Gashi.

 

Profesori Besnik Qehaja, prezantoi para studentëve dhe pjesëmarrësve hulumtimin e tij të bërë në nivel të doktoratës në Budapest të Hungarisë, i cili ka të bëj me propozimin e një kornize/sistemi të informacionit për monitorimin e pacientëve në kohë reale. Ky hulumtim sipas profesorit Besnik Qehaja propozon një strategji për zbatimin e sistemit shëndetësor, me fokus në përmirësimin e situatës aktuale në kujdesin shëndetësorë. Propozimi është i përqendruar në strategjinë e implementimit të një sistemi digjital të kujdesit shëndetësorë dhe zbatimin e tij. Në këtë prezantim, profesori Besnik Qehaja trajtoj detajisht studimin dhe hulumtimin e tij me studentët, duke njoftuar që në një të ardhme të afërt do të implementohet në institucionet shëndetësore të Kosovës duke kondtribuar në përmirësimin e shërbimeve shëndetsore.

 

Studentët vazhduan ligjëratën në HTML dhe CSS me prof. Betim Gashi.  Studentet u njoftuan se si te dizajnohen webfaqet nga niveli i një fillestari në një nivel më të avancuar. Ata mësuan hap pas hapi se si të dizajnojnë një Ueb faqe duke kombinuar pjesën teorike në atë praktike, krijimin e një layout të përshtatshëm, përshtatjen e uebit për pajisje të ndryshme si dhe përdorimin e standardeve të fundit për stilizim. Ashtu si në ligjëratat e më hershme studentët realizuan detyra ditore dhe prej nesër ata do të mbajnë dhe anën praktike të ushtrimeve me asistent Arber Kadriun, ku do të punojnë ne projekte grupore.