SHKI vazhdon me kursin “Data Integration and Visualization” dhe “NLP with Python”

28/07/2020

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinieri ka vazhduar me ciklin e kurseve që po zhvillohen në kuadër të këtij fakulteti, duke shënuar edhe një sukses tjetër në kuadër të festivalit “Global UBT FEST 2020”. Studentët e UBT-së në kursin “Data Integration and Visualization”, me ligjërues Taulant Hotin nga Raiffeisen Bank, patën rastin të punojnë me “Pentaho Data Integration and Power BI”.

 

Ndërkaq edhe profesoresha Krenare Pireva, ka mbajtur ligjëratë në kursin NLP with Python, ku studentët patën mundësi të bëjnë pjesën praktike të analizës së tekstit, duke filluar prej procesit të mbledhjes së të dhënave nga ueb faqe të ndryshme, pastrimin e tyre, procesin e tokenizimit të fjalive, llogaritjen e frekuencës së fjalëve, e shumë procese të tjera brenda përpunimit të gjuhës natyrale (NLP).

 

Tutje, studentët gjatë këtyre dy sesioneve, edhe pse në distancë, në saje të platformës virtuale që UBT ka mundësuar për studentët, patën mundësi që përveç anës teorike, të mund të punojnë edhe në anën praktike, duke u ndarë në grupe punuese për projekte, duke zhvilluar ETL data pipeline dhe vizualizimi në një dashboard përmes Power BI.
Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë suksesshëm po vazhdon me aktivitete, të cilat po e dëshmojnë si një prej programeve me cilësinë më të lartë në vend, duke e bërë UBT-në lider të arsimit të lartë në Kosovë.