Në UBT jemi të orientuar në punë me projekte dhe po ashtu jemi lider në fushën e inovacionit. Përgjatë viteve kemi realizuar projekte të përbashkëta me industrinë dhe kemi themeluar qendrën e inovacionit.
Gara e Robotikës First Global
Në ceremoninë përmbyllëse të garës më të madhe të robotikës më botë, FIRST Global Challenge, iu nda medalje institucionit i cili e ka zhvilluar dhe ndihmuar ekipin e Kosovës për të marrë pjesë në këtë garë. Kësisoj, kontributi i UBT-së për zhvillimit e shkencës dhe teknologjisë po njihet e vlerësohet ndërkombëtarisht nga organizata të ndryshme në mbarë botën.
Në garën e sivjetme të FIRST Global, UBT është vlerësuar nga organizatorët dhe ka marrë medalje të artë për kontributin dhe mbështetjen që po jep për FIRST Global dhe për zhvillimin e STEM në botë, duke e lartësuar kështu emrin e Kosovës si një shtet i vogël, por që po jep kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës në botë.
Vajzat që e kanë përfaqësuar Kosovën në garën më të madhe të robotikës, e kanë marrë vëmendjen e organizatorëve dhe moderatorëve të eventit, për rezultatet e tyre, duke u intervistuar dhe duke u pyetur për veprimtarinë e tyre në vendlindje.
Përpos vlerësimit institucional, edhe mentori i ekipit të Kosovës, Erjon Ameti është zgjedhur një nga tutorët më të mirë të ekipeve këtë vit.
Në anën tjetër, rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, u prit në takim edhe nga presidenti i garës, Dean Kammen, me të cilin bashkëbiseduan për garën, pjesëmarrjen e Kosovës dhe sfidat, si dhe për kontributin e vazhdueshëm që do ta japë UBT për këtë event.
Laboratori inovativ për TI
Në partneritet me Raiffaisen Bank kemi hapur laboratorin inovativ të teknologjisë informative, e që do të përdorohet për përgatitje profesionale të studentëve dhe stafit të IT-së së bankës.
Ky laborator është i pajisur me mjetet më të sofistikuara, si dhe do të shërbejë si hapësirë për inovacion dhe teknologji, ku në të studentët do të mund të realizojnë projekte dhe të zhvillojnë punën praktike. Për më tepër, Lidhja mes industrisë dhe akademisë gjithnjë është e nevojshme, dhe ka qenë një qasje proaktive e bankës që ka ndihmuar në krijimin e qendrës apo laboratorit të teknologjisë. Është një bashkëveprim për të cilin jemi shumë të kënaqur pasi që studentët do të përfitojnë shumë në kompetencat profesionale. Studentët do të përgatiten profesionalisht dhe duke u bazuar në kërkesat e tregut të punës
Kliko këtu për videon e hapjes së laboraratorit
Data Science Hakathon e organizuar nga UBT dhe Raiffaisen Bank
Në Mars të vitit 2019 u mbajt “Data Science Hackathon”, organizuar nga UBT dhe Raiffeisen Bank, ku morën pjesë shumë studentë të nivelit bachelor dhe master të universiteteve publike ose private në Kosovë.
Ata garuan të ndarë në grupe, prej të cilëve tri grupe kanë zënë vendet e para.
Nga mbi 150 pjesëmarrës, ekipi “Gx Data”, fituan vendin e parë dhe u shpërblyen me 1500 euro.
Vendi i dytë i takoi ekipit “Be2Fr”, të cilët u shpërblyen me 1000 euro.
Ndërkaq, vendi i tretë u takoi grupit “Team Bankers” , të cilët u shpërblyen me 500 euro.
Pjesëmarrësve tjerë të suksesshëm u është ofruar mundësia për punë praktike e punësim në Raiffeisen Bank dhe UBT.
Ata falë këtyre mundësive do të njihen me nevojat e industrisë dhe praktikat më të mira të punës në sektorin bankar dhe jo vetëm.
Kjo garë, sipas organizatorëve, kishte për qëllim që të gjithë të rinjtë e talentuar dhe që kanë aftësi në sektorin e teknologjisë dhe kanë zgjidhje kreative të problemeve në të dhënat dhe punën me big data, të shfaqin njohuritë dhe shkathtësitë e tyre.
Këtë vit gara mbahet me 3 dhe 4 prill
Gara Shtetërore për Microsoft Office User Specialist
Po ashtu, për të dytin vit me radhë, UBT dhe Certiadria do të organizojë Garën Shtetërore Microsoft Office Specialist “MOS”, garë e cila mundëson testimin e shkathtësive në MS Exel, MS Power Point dhe MS Word.
Pjesë e garës mund të bëhen gjithë studentët e UBT-së, ndërsa pas aplikimit, kandidatët do të marrin ushtrimet për tu përgatitur për provimin që mbahet në fund të muajit dhjetor.
Kandidatët që e kalojnë me sukses provimin në garën shtetërore në MS Exel, MS Power Point dhe MS Word, do të certifikohen nga UBT dhe Certiport USA, njëherësh do të jenë kandidatë potencial për të përfaqësuar Kosovën në Garën Ndërkombëtare “MOS”, që mbahet në Kaliforni të SHBA-ve, në muajin gusht 2020. Për të aplikuar vizitoni https://kampionatimos.com/
Abanian ICT Awards
Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, për të tretin vit me rrallë do të jetë anëtar i panelit ose jurisë profesionale të edicionit të shtatë të garës ndërkombëtare “Albanian ICT Awards”.
Rektori Hajrizi është ftuar të jetë pjesë e këtij paneli për të ndarë përvojat dhe ekspertizën e tij të marrë nga partnerë institucional nga e mbarë bota. Juria e “Albanian ICT Awards” deri më tani ka administruar dhe vlerësuar mbi 1 mijë projekte në gjitha kategoritë, ku janë vlerësuar dhe analizuar detajisht.
Prej shumë vitesh, UBT është edhe sponsor i këtij aktiviteti ku ofron bursa të plota studimi në nivelet bachelor dhe master për finalistët dhe fituesit e kategorive: Inovacioni i vitit, Mobiliteti i vitit, Diploma e vitit, Ylli në ngritje i vitit, Gruaja në ICT, Shërbimi Publik më i mirë i vitit dhe Siguri Kibernetike.
Në çdo edicion, gara mbledhë inovatorë të rinj nga gjitha trojet shqiptare, në mesin e të cilëve edhe studentë të UBT-së, ku konkurrojnë dhe shpërblehen për kontributin e dhënë nw inovacion dhe në teknologji.