Transporti

Duke e parë se kërkesat nga industria janë për furnizime momentale (Just In Time Procurement) ne në kuadër të UBT kemi themeluar laboratorin për politika të transportit të qëndrueshëm dhe nëse keni nevojë që të organizoni transport të mallrava dhe të njerëzve, ekipet tona profesionale mund të ju ndihmojnë në zgjedhjen e mjeteve transportuese, rrugëve më të përshatshme, të bëjnë vlerësimin e rrezikut gjatë transportit dhe të përpilojnë oraret e transportit.

Trajtimi i Transportit të Qëndrueshëm i cili përkufizohet si “mobilitet përmes mënyrave të transportit të sigurt, të përballueshëm, të qasshëm, ekologjikisht miqësor dhe të integruar”; Sustaianable Transport Lab është një qendër e pavarur kërkimore dhe zhvilluese e dedikuar për zhvillimin e zgjidhjeve inovative dhe praktike për problemet e transportit.

Hulumtimet e saj mund të ndihmojnë komunitetin për të:

  • Identifikuar zgjidhjet më të mira dhe më inovative për problemet e transportit,
  • Identifikuar përfitimet, kostot dhe efektet e politikave dhe programeve të transportit alternativ,
  • Krahasuar dhe vlerësuar alternativat e ndryshme të ofruara,
  • Krijuar një urë lidhëse midis teorisë dhe praktikës
  • Hulumtimi, identifikimi dhe komunikimi i zgjidhjeve më të mira dhe inovative për
  • Përmirësimi i disponueshmërisë dhe cilësisë së të dhënave dhe statistikave për operimet e sistemeve të transportit urban dhe vendimmarrjes në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar;
  •  Mbështetja e autoriteteve lokale në zhvillimin, zbatimin dhe testimin  e qasjeve të reja dhe inovative të transportit dhe mobilitetit urban në kushte reale.