Në kuadër të UBT ne iu kushtojmë rëndësi të madhe shëndetit mendor të studentëve dhe të stafit tonë, për më tepër kjo na bën lider në Kosovë pasi që kur bëhet fjalë për kujdesin ndaj studentëve te ne nuk ka tema të ndaluara, për këtë qëllim ne e kemi themeluar Qendrën Këshilluese për Studentë, ku studentët tonë mund të këshillohen me psikologët tone. Mbi këtë parim, UBT ka themeluar Qendrën Këshilluese për Studentë, që udhëhiqet nga psikologia Vjollca Pllana-Shahini, e cila ofron këshillim dhe mbështetje pa pagesë për shëndetin mendor dhe emocional për studentët e UBT-së.
Që nga prilli i i vitit 2018 kur edhe janë regjistruar rastet e para në qendër, nga këshillimi psikologjik kanë përfituar dhjetëra studentë të UBT-së, teksa qendra ka shënuar rritje e vazhdueshme edhe në numrin e studentëve që janë të gatshëm të adresojnë dhe të trajtojnë shqetësimet e tyre.
Në kuadër të saj ofrohen një varg shërbimesh, përfshirë këshillimin individual, këshillimin grupor, punëtoritë dhe programin përkrahës të bashkëmoshatarëve (studentët për studentët).
Një mobilizim të tillë të studentëve që të kujdesen për shëndetin e tyre, psikologia Pllana – Shahini e konsideron si një hap shumë pozitiv.
“Është shpresëdhënës fakti se të rinjtë tanë dita-ditës po i thyejnë tabutë dhe stigmat kulturore e sociale për të kërkuar ndihmë profesionale. Kujdesi për shëndetin mendor është po aq i rëndësishëm sa kujdesi për shëndetin fizik. Në fakt, trupi dhe mendja janë një”, u shpreh ajo.
Qendra Këshilluese është e hapur për të gjithë studentët e të gjitha programeve dhe të secilit nivel të studimeve, çdo ditë pune nga 09:00-17:30.
Qendra gjendet në Kampusin Inovativ, në Lipjan, në Objektin 3, zyra G303.
Tё gjithё studentët që janë të interesuar mund tё kërkojnë termin duke kontaktuar personalisht me psikologen Vjollca Pllana Shahini apo përmes email-it: qendra.keshilluese@ubt-uni.net.
Për më tepër informata klikoni këtu