Juridik

Fakulteti i Drejtësisë në UBT si një institucion i arsimit të lartë me ndikim në vend inkurajon fuqishëm, shërbimin si e mire publike, me qëllim të rritjen e idealizmit per profesionin dhe përkushtimit të avokatëve të ardhshëm.

 

Stafi Fakultetit i shërben shoqerise përmes praktikës në punët e tyre aktuale në fushat e interesit public. Keshtu, temat e tyre të hulumtimit, aktivitetet e mësimdhënies apo botime ne median e shkruar i shërbejnë gjithashtu interest public. Gjithashtu, për të realizuar këtë, ata angazhojnë studentët përmes praktikës në projekte me interes publik.

 

Fakulteti Juridik në bashkëpunim me Qendrën për Statistika bën monitorimin e disa çështjeve qe mund te jene objekt I punës kërkimore,  nevojat për programe të reja ose probleme sociale ne vend si aksesi ne sistemin gjyqësor nga qytetaret.

 

Hapi i ardhshëm do të jetë qasja në drejtësi përmes krijimit të një Qendre Komunitare për të Ndihmë Juridike. Qendra do të ofrojë shërbime ligjore dhe mekanizma ligjorë për të trajtuar pabarazitë brenda ligjit dhe shoqërisë dhe do të rrisë kapacitetet e avokatëve të rinj.