ISP

UBT ka bërë edhe një hap tutje në kompletimin e ekosistemit duke e ridëshmuar veten si një institucion model dhe lider i arsimit të lartë në Kosovë.

 Pas krijimit të infrastrukturës së avancuar të internetit në Parkun Shkencor dhe Inovativ dhe në të gjitha ambientet e tjera edukative e administrative, UBT tani ka lansuar edhe internetin e vet, duke u pavarësuar kështu nga marrja e internetit prej ofruesve të tjerë.

 

Interneti në UBT, ku së shpejti do të jetë funksional edhe rrjeti edhe pajisjet 5G, do të jetë i një kualitetit super të lartë, me shpejtësi e fuqi që s’është parë deri tani në Kosovë.

 Kjo do ta lehtësojë punën kërkimore, shkencore e teknologjike brenda UBT-së, duke e bërë atë të pandikuar nga faktorët e jashtëm, e duke siguruar internet të pakushtëzuar në secilën hapësirë brenda këtij institucioni.