Infrastruktura e ujit

Të dhëna të përgjithshme

Republika e Kosovës ka pozitë qendrore gjeografike në Gadishullin Ballkanik, respektivisht i takon hapësirës terrioriale të Evropës jug-lindore (Ballkanit Përendimor). Ka sipërfaqe prej 10 905, 25 km2, dendësi të popullësisë prej 164 banorë për km2, dhe shtrihet në mes të koordinatave 41°50’58” dhe 43°51’42” të gjerësisë gjeografike veriore dhe 20°01’30” dhe 21°48’02” të gjatësisë gjeografike lindore. Kufizohet me Shqipërinë (112 kmˈ), Malin e Zi (77 kmˈ), Serbinë (352 kmˈ) dhe Maqedoninë (161 kmˈ). Temperatura mesatare vjetore 10ºC, ndërsa reshjet mesatare vjetore 596 mm. Maja më e lartë është Gjeravica (2656 m), ndërsa ajo më e ulët është (252 m) mbi nivelin e detit. Gjatësia e përgjithshme e kufirit të Kosovës me vendet fqinje është rreth 700.7 km. Në aspektin hidrografik territori i Republikës së Kosovës ndahet në pesë pellgje lumore të cilat shkarkojnë uji në tri dete:  Detin Adriatik, Detin e Zi dhe në Detin Egje. Akti më i lartë për miëradministrimin e pasurive ujore në territorin e Republikës së Kosovës është Kushtetuta e Kosovës (neni 122), si dhe Ligji për Ujërat e Kosovës Nr.04/L-147, në nenin 1 thekson: “Resurset ujore janë pasuri me interes të përgjithshem dhe pronë e Republikës së Kosovës që ruhen e mbrohen me ligj”. Resurest ujore, janë faktorë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit. Vlerësohet se kosova ka 1600 m3/vit/ për kokë banori. Menaxhimi i integruar resurseve ujore kërkon një bazë të gjerë të të dhënave dhe informacioneve të lidhura direkt me ujin. Në terma të përgjithshem, njohuritë tona mbi përdorimin e ujit kanë pasiguri të lartë, kryesisht për shkak të fragmentimit ekstrem të përdorimit të ujit dhe modifikimit të cilësisë së ujit, pas një përdorimi specifik. Informacioni i nevojshem për të vlerësuar burimet e ujit përbëhet nga të gjitha llojet e variablave që kërkohen për të mbyllur bilancin e ujit në shkallë të ndryshme (vendi, pellgu ndërkufitar, rajoni dhe më gjerë), si: seritë kohore të lumenjve, nivelet e ujit në liqene, pasqyren e ujërave nëntokësore, dhe variablat hidrologjike si: temperatura e ajrit, avullimi, lagështia e tokës etj. Në këtë drejtim, një çështje kyçe është për një menaxhim shkencor të shëndosh të ujit është gjendja e transferimit të të dhënave nga institucionet publike dhe private në institucione dhe institute akademike për t’i analizuar dhe modeluar ato në harmoni me përdorimin racional dhe sipas konnceptit të menaxhimit të integruar të tyre.

 

Të dhëna specifike

 

UBT-Institucion i Arsimit të Lartë, përveç tjera një rëndësi të veçant i kushton bashkëpunimit, koordinimit etj., me të gjitha institucionet publike, private dhe komunitetin e bizneist për të lehtësuar, ofruar këshillime dhe instruksione profesionale, dhe dhënë kontributin e saj në harmoni me të drejtën për qasje të barabartë në ujë cilësor dhe të mjaftueshem për gjithë komunitetin, në harmoni me konceptin e integruar për menaxhimin e integruar të resursve ujore siç thekson direktiva 2000/60 e BE, në harmoni me përmbushjet e kapitullit  27 Mjedisi që lidhet me procesin e integrimeve evropiane, objektivat e mijëvjeçarit, direktivat të INSPIRE, Udhëzuesin Nr.9 për sistemin informativ ujor (të dhëna GIS) etj. Në këtë drejtim UBT ka qenë, është dhe vazhdon të jetë e përfshirë në të gjitha çështjet dhe sfidat që lidhen me resurset ujore me qëllim e vetëm që të ofroj përvojen, eksperiencen dhe profesionalizmin për t’i dhënë përgjigje (zgjedhje dhe zgjidhje) çështjeve dhe sfidave që lidhen me resurset ujore në shkallë vendi dhe më gjerë.

Në kuadër të fushëveprimit të saj UBT tani më ka disa marrëveshje bashkëpunimi me institucione të publike të nivelit qendror dhe lokal për t’i përkrahur ato në zgjidhjen e sfidave që kanë ato në planifikim, implementin, projektim, monitorim etj., të resurseve ujore.

Po ashtu UBT ka marrëveshje bashkëpunimi edhe me institucione të arsimit të lartë në nivelin vendor, rajonal, evropian dhe më gjerë për të bashkëpunuar dhe kordinuar veprime në lidhje me hulumtimet, kërkimet shkencore dhe inovative si dhe përgatitjen dhe realizimin e projekteve të cilat financohen nga fonde e BE-së për zhvillimin e arsimit të lartë në vendet e ballkanit  përendimore etj. UBT ka arritur të orgoanizoi forume, debate, seminare dhe punëtori në të cilat janë diskutuar çështjet dhe sfidat për mjedisin në përgjithësi dhe në veçanti për resurset ujore, shfrytëzimin dhe menaxhimin racional të tyre.

 

Praktika të mira të bashkëpunimit të UBT-së

  • Partner dhe Implementuese në Projekte (ERASMUS +);
  • Mobilitete (staf, student);
  • Strategji dhe Plane Zhvillimore (institucione publike dhe pirvate);
  • Dhjetra Memo bashkëpunimi ( me institucione dhe komunitetin e biznesit brenda dhe jashtë vendi);

 

Çfarë ofron UBT për Sektorin e Ujërave

  • Partneritet dhe bashkëpunim reciprok;
  • Edukim (studim, hulumtim, kërkim dhe inovacion) në nivelin e arsimit të lartë (bachelor, master) në specialitiumin inxhinieria e ujërave;
  • Profesionalizëm dhe ekspertiza;
  • Zgjedhje dhe Zgjidhje të çështjeve dhe sifidave që ka sektori i ujërave;
  • Ideim, Projektim, Realizim, Monitorim  të projekteve për sektorin e ujërave;
  • Trajnime për menaxhimi, bazë të dhënave dhe aplikim të softuerave në këtë lëmi;
  • Bashkëpunim në përgatitjen e projekt ideve, projekteve zbatuese dhe implementimin e tyre;
  • Përgatijen e dokumentacionit për aplikime në fonde vendore dhe ndërkombëtare me projekt idetë që lidhen me sektorin e ujërave;