Semra Tyrbedari-Çitaku mbajti një ligjëratë në UBT

19/05/2015

Semra Tyrbedari-Çitaku, udhëheqëse e Departamentit për Politika Ekonomike dhe Publike në Ministrinë e Financave e Republikës së Kosovës ka mbajtur një ligjëratë në UBT.

 

Tema e ligjëratë kishte të bënte me zhvillimet aktuale në Kosovë në aspektin makroekonomik, me fokus të veçantë në Makroekonominë e Aplikuar dhe në Buxhetim dhe ajo u ndoq me mjaft interesim nga një numër i konsiderueshëm studentësh nga Fakulteti i Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë, Sistemet e Informacionit, Politikat Publike dhe Menaxhimi dhe studentë të interesuar nga fakultetet tjera.

 

Ligjërata zgjoi interesim te studentët gjë që krijoi ambient dhe klimë të mirë diskutimi.