
Së bashku për shëndetin
14/11/2024Fakulteti i Shkencave Mjekësore në UBT organizoi një aktivitet humanitar me qëllim ndërgjegjësimin dhe inkurajimin e studentëve dhe stafit të UBT-së për të kontribuar në një kauzë jetësore.
Aktiviteti kishte për qëllim mbështetje për ata që kanë nevojë urgjente për transfuzione gjaku, duke theksuar rëndësinë e dhurimit të gjakut në shpëtimin e jetëve.
Gjatë ditës, pjesëmarrësit patën mundësinë të mësojnë mbi rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe ndikimin e tij për shëndetin e komunitetit.