Saranda Musliu zgjidhet Kryetare e Organizatës Studentore të UBT-së
18/01/2012
Prishtinë, 17. 01. 2011 – Në garë për postin e Kryetarit të Organizatës Studentore të UBT ishin si Petrit Reçica, Saranda Musliu, Durim Dabiqaj dhe Alketa Veseli.
Pas votimit nga 22 anëtarëve, komisionit zgjedhor i përbërë nga Petrit Dumnica, Albulena Popaj, Arianit Elshani dhe Fitore Murati dhe dy anëtarët verifikues si Albulena Alimi dhe Arbër Kryeziu, para të pranishmëve në sallë e mbledhjeve po në objektin e UBT-së numëruan votat ku Kryetare e Organizatës Studentore të UBT-së u zgjodh Saranda Musliu kurse nënkryetarë u zgjodh Petrit Reçica.
Po ashtu Agron Krasniqi, ish kryetar i kësaj organizate para të pranishmëve citoi disa aktivitete të cilat janë realizuara gjatë udhëheqjes së tij si vizita studimore në Republikën e Italisë, në Republikën e Shqipërisë etj.
Biografia e Saranda Musliut,
Lindur me 19. 06. 1990 në Ferizaj, shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, kurse atë të mesmen në kolegjin Amerikan.
Saranda është studente e UBT në vitin e trete në drejtimin e Menaxhment , Biznes dhe Ekonomi dhe është njohëse e mirë e gjuhës angleze.
Është pasionante e shumë aktiviteteve si: sportit, biznesit, debateve politike, udhëtimeve, muzikës. Aktivitetet dhe kualifikimet: Menaxhere e shitjes, organizatore çështjeve sociale pjesëmarrëse në konferenca shkencore, përfaqësues e Agjensionit ‘’Iconagency’’Part time – Elsam sh.p.k, etj.