Studentja e UBT-së, Mirela Mustafa, angazhohet në projektet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë si dhe në QKMF në Prizren

10/11/2021

Nevoja e tregut për punëtorë të kualifikuar e të aftësuar për specializime të ndryshme është më e madhe se asnjëherë më parë.

 

Një student i diplomuar sot në UBT është nesër një i punësuar i sigurt në tregun e punës në Kosovë.

 

Këtë e dëshmojnë punësimet e fundit të studentëve të infermierisë në Qendrat e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren, në Institutin e Shëndetit Publik (Prizren) apo edhe në projektet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

 

Në kohën kur Kosova po përballej me pandeminë Covid 19, kuadrot e përgatitura teorikisht nga mësimdhënësit eminent të UBT-së të Fakultetit të Shkencave Mjekësore e të aftësuar përmes punës praktike në Poliklinikën moderne të UBT-së, iu gjenden spitaleve e institucioneve të shëndetit në përballjen e tyre të sukseshme me këtë pandemi.

 

Tashmë ka një vit që ish-studentja e Fakultetit të Infermierisë, Mirela Mustafa, është punësuar në Institutin Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren, ku për 11 muaj ka pasur kontratë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSh) lidhur me një projekt që ka të bëjë me procesimin e të dhënave. Momentalisht Mirela ka kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë, e gjithashtu pritet që së shpejti të nënshkruajë një tjetër kontratë njëvjeçare për një tjetër projekt po me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

 

UBT si institucion arsimor sot kujdeset që krahas studimeve, studentët t’i aftësojë edhe përmes punës praktike në laboratorët dhe në Poliklinikën e këtij institucioni, në mënyrë që ata kur të marrin diplomën të jenë të aftësuar për punë.