
Rreth 500 punime të studentëve të Arkitekturës shfaqen në ekspozitën “When Art Meets Architecture”
04/02/2019Rreth 500 punime të studentëve të vitit të parë të Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, janë shfaqur sot në ekspozitën e quajtur: “When Art Meets Architecture”, në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan.
Në punimet e tyre, studentët kanë paraqitur forma të rregullta dhe jo të rregullta të figurave gjeometrike. Konkretisht në punime ata studiuan format, vijat, proporcionin e figurave, zhvillimin e maketeve, etj.
Kjo ekspozitë është mbajtur në kuadër të lëndës Vizatim i Lirë, teksa është mbështetur profesionalisht nga ligjëruesit në UBT, Gazmend Ejupi, Bekim Retkoceri dhe Mic Dobrunaj.
Qëllimi i kësaj ekspozite ishte shfaqja e punës dhe talentit të qindra studentëve të këtij drejtimi.