Roli i OAK-së dhe reformimi i sistemit të drejtësisë, temat që e karakterizuan ANV-në e Juridikut
18/07/2018Në ditën e dytë të ANV-së së Juridikut janë zhvilluar një cikël ligjëratash, nga të cilat pjesëmarrësit morën të dhëna mbi funksionimin dhe rolin e Odës së Avokatëve të Kosovës, si dhe për reformimin e sistemit të drejtësisë në vend.
Akademia u hap me ligjëratën e kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli, i cili të pranishmëve iu shpjegoi për organizimin dhe funksionimin, rëndësinë dhe përbërjen e OAK-së.
Në pjesën e dytë të ditës, ligjëruesi në UBT, Ismail Zejneli trajtoi çështjen e globalizimit dhe reformimit të sistemit të drejtësisë.
Ai i informoi pjesëmarrësit me aspektin e reformimit ligjor, si dhe për definimin e konceptit të globalizimit e ndikimin e tij në aspektin ligjor, proces prej të cilit janë krijuar edhe disa ligje të reja, siç është ai i Të Drejtës së Autorit.
ANV-ja e Juridikut do të vazhdojë edhe nesër, duke nisur nga ora 13:00.