Riakreditohet programi Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT

29/10/2021

Me vendim të Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe Agjencisë së Kosovës për Akreditim, është riakredituar programi Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT.

 

Të gjithë maturantët dhe studentët e interesuar, për t’u bërë pjesë e këtij programi mund të aplikojnë dhe regjistrohen deri në fund të javës së ardhshme.

 

Dekani i këtij fakulteti, njëherit edhe Drejtor për Çështje Akademike në UBT, prof.dr. Muhamet Ahmeti, ka thënë se programi Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë është program i konsoliduar dhe i cili ka fituar reputacion jo vetëm në Kosovë, por edhe në regjion dhe vende të tjera.

 

Programi Inxhinieri e Ndërtimi dhe Infrastrukturë në UBT është një prej programeve që ka nxjerrë profesionistët më të mirë të ndërtimit dhe infrastrukturës në Kosovë, dhe shumica e studentëve të këtij programi janë të punësuar.