Rektori Hajrizi priti në takim përfaqësuesit e kompanisë amerikane XponentL Data

16/01/2024

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i shoqëruar nga Dekani i Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, Prof. Besnik Qehaja dhe Drejtori i Institutit për Studime Urbane në UBT, Shqiprim Ahmeti, priti në takim përfaqësuesit e kompanisë amerikane XponentL Data, Tom Johnstone, Matt Arellano dhe Drilon Jaha.

Në këtë takim, Rektori Hajrizi dhe përfaqësuesit e kompanisë XponentL Data diskutuan rreth bashkëpunimit për inteligjencën artificiale, integrimit të AVR dhe AI, gjenerimit të vendeve të reja të punës, si dhe eksplorimit të mundësive për bursa për studentët e orientuar në AI.

Ky takim shënoi një hap të rëndësishëm drejt një bashkëpunimi të ngushtë dhe të frytshëm, duke hapur rrugën për zhvillime të reja inovative dhe mundësi të reja për të gjithë pjesëmarrësit.