Rektori prof.dr. Hajrizi uron fillimin e semestrit veror

06/03/2017

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi uron studentët, stafin akademik dhe administrativ për fillimin e semestrit veror.


“Studentë të dashur, profesorë, asistentë dhe zyrtarë tjerë të UBT-së, me rastin e fillimit të këtij semestri, uroj të keni një fillim të mbarë të procesit mësimor.

Studentë të dashur, faleminderit që i besuat UBT-së!.


 Ju dëshiroj shumë sukses në rrugën e dijes dhe me këtë rast, ju inkurajoj të jeni të përkushtuar gjatë studimeve, në mënyrë që të arrini të bëheni profesionistë dhe liderë të së ardhmes.


 UBT do të krijoj mundësi që të përgatiteni profesionalisht, në atë mënyrë që t’ju bëni ballë të gjitha sfidave të jetës sepse, një edukim cilësor ofron mundësi kudo në botë.


Ju po konkurroni me miliona studentë në tregun evropian dhe po e përfaqësoni UBT-në dhe Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme.


Me përkushtimin tuaj gjatë studimeve, ju keni mundësi të shumta që në të ardhmen të bëni emër në rajon, në Evropë dhe në botë.


Falë përkushtimit dhe angazhimit të të gjithë juve, profesorë të nderuar , asistentë dhe zyrtarë të tjerë të UBT-së, institucioni ynë ka arritur suksese të shumta për 15 vite, falë punës dhe angazhimit tonë të përbashkët. Prandaj, të vazhdojmë të kontribuojmë në rritjen e cilësisë në mësimdhënie.

Ju uroj fillimin e semestrit veror, duke ju dëshiruar suksese në procesin mësimor”, thuhet në urimin e rektorit Hajrizi.