Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, prezanton vizionin e tij në Kongresin Evropian të Cilësisë në Reims të Francës

15/11/2024

Në një ngjarje prestigjioze që mblodhi profesionistë dhe liderë nga e gjithë bota, Themeluesi dhe Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë si i vetmi personalitet nga rajoni shqipfolës në Kongresin e 65-të të European Quality Congress, i cili u zhvillua në Reims të Francës. Ky kongres i nivelit të lartë, që ka tërhequr rreth 5 mijë pjesëmarrës nga Evropa, ShBA, Kina, India, Kanada dhe shumë shtete të tjera, është një platformë globale për shkëmbimin e praktikave të suksesshme dhe avancimin e cilësisë në shumë fusha.

Tema kryesore e këtij edicioni të kongresit ishte “Quality as a Catalyst for an Olympic Performance”, ku u diskutuan strategji dhe iniciativat për të arritur nivele më të larta cilësie dhe efikasiteti.

Në saje të kësaj, Rektori Hajrizi ndau me audiencën e gjerë vizionin e tij të avancuar për të ardhmen, duke prezantuar temën e tij “UBT Smart City – The Convergence Platform for Entrepreneurial Education, Research, Science, Technology, and Innovation-Based Ecosystem”.

Ky koncept i inovativ, që përfshin bashkimin e arsimit, kërkimit shkencor, shkencës, teknologjisë dhe inovacionit, synon të krijojë një ekosistem të fuqishëm dhe të qëndrueshëm, i cili do të transformojë mënyrën se si shohim zhvillimin ekonomik dhe shoqëror.

Rektori Hajrizi theksoi se kjo platformë e bashkërenduar është e domosdoshme për të stimuluar idetë dhe mundësitë e reja, duke ofruar mundësi për të rinjtë dhe profesionistët që të zhvillohen dhe të kontribuojnë në ekonominë globale.

Në përfundim të këtij kongresi, Rektori Hajrizi do të marrë pjesë gjithashtu në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ku do të nderohet me çmimin prestigjioz European Quality Leader First Finalist. Ky është një moment i rëndësishëm për Rektorin Hajrizi, i cili e ka dedikuar karrierën e tij promovimit të cilësisë në arsimin e lartë dhe krijimit të mundësive të reja për zhvillimin e inovacionit dhe arsimit të qëndrueshëm.

Ky çmim është një njohje e jashtëzakonshme për angazhimin dhe punën e tij të palodhur për të përmirësuar praktikat e menaxhimit të cilësisë dhe për të ndihmuar në krijimin e një të ardhmeje më të mirë për arsimin dhe shoqërinë.

Ky çmim i sjell Rektorit Hajrizi një tjetër arritje të madhe në karrierën e tij dhe një simbol të angazhimit të tij të vazhdueshëm për cilësinë dhe përkushtimin për një të ardhme më të mirë.