Rektori i UBT-së mori pjesë në Konferencën e Bankës Botërore për klimën dhe zhvillimin në Kosovë
10/12/2024Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në konferencën prezantimin e raportit të klimës dhe Zhvillimit (CCDR) për Kosovën, një dokument strategjik i përgatitur nga grupi i Bankës Botërore, i cili adreson sfidat dhe mundësitë për tranzicionin drejt një ekonomie të gjelbër dhe të qëndrueshme.
Gjatë konferencës, Massimiliano Paolucci, përfaqësues i Bankës Botërore, theksoi nevojën për transformimin e ekonomisë së Kosovës nga një model që mbështetet te thëngjilli në një ekonomi që adopton teknologjitë e gjelbra, duke nxitur inovacionin dhe qëndrueshmërinë.
Rektori Hajrizi vlerësoi rëndësinë e raportit dhe theksoi se UBT është e përkushtuar për të dhënë kontribut përmes kërkimeve shkencore, edukimit dhe projekteve inovative. Ai sugjeroi që pas këtij raporti, të promovohet modeli i një qyteti të mençur e të qëndrueshëm, siç është UBT me Net 0 Energy, duke shërbyer si një shembull i qartë për arritjen e objektivave të energjisë së pastër dhe zhvillimit të qëndrueshëm.