Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi uron për Ditën e Gruas

08/03/2017

“8 Marsi simbolizon ditën kur gratë u bashkuan për të kërkuar të drejtat e tyre ekonomike, sociale dhe mbi të gjitha, të kërkojnë barazi gjinore.


Në këtë aspekt, Kosova ka arritur shumë që nga koha e pasluftës. Më shumë vajza e gra po shkollohen, po punësohen dhe po arrijnë të pavarësohen, por nuk duhet harruar që kemi edhe shumë punë për të bërë, në mënyrë që të arrihet barazia e plotë, prandaj është nën përgjegjësinë e secilit prej nesh që të punojmë në këtë drejtim.


Nisur nga ky fakt, UBT ka krijuar një staf akademik shumë të ekuilibruar në aspektin gjinor, jo vetëm për të treguar që në institucionin tonë mbizotëron barazia, por sepse ato gra dhe vajza e meritojnë plotësisht të jenë në vendet ku janë dhe UBT i ka mbështetur plotësisht në rrugëtimin e tyre drejt ngritjes profesionale”, thuhet në urimin e rektorit të UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi.