Rektori i UBT-së ligjëron në Sofje për dizajnimin i sistemeve komplekse inteligjente dhe menaxhimin e tyre
23/12/2016Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, ka udhëtuar për në Bullgari, i ftuar nga përfaqësuesit e Universitetit “Technical Unuversity of Sofia”.
Në këtë universitet, rektori është ftuar të ligjërojë temën “Dizajnimin i sistemeve komplekse inteligjente dhe menaxhimi i tyre”.
Prof.dr Edmond Hajrizi ka një përvojë të konsiderueshme si ligjërues, i angazhuar nga shumë universitete ndërkombëtare.
Rektori Hajrizi do të zhvillojë edhe takime të tjera të rëndësishme me përfaqësuesit e këtij universiteti.
Si institucion akademik e inovativ i arsimit të lartë në Kosovë, UBT ka partneritet me mbi 250 universitete ndërkombëtare.