Rektori Hajrizi u prit në Ankara nga zëvendëspresidenti i TIKA-s, Fuat Oktay

30/11/2021

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, gjatë qëndrimit në Ankara të Turqisë, është pritur nga zëvendëspresidenti i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA, Fuat Oktay.

 

Gjatë këtij takimi, rektori Hajrizi është njoftuar nga zëvendëspresidenti Oktay me aktivitetet e TIKA-s në Kosovë dhe më gjerë.

 

Rektori Hajrizi dhe zëvendëspresidenti i TIKA-s shprehën gatishmërinë e plotë për bashkëpunim në fusha të interesit të ndërsjellë.

 

Drejtuesit e Zyrës së TIKA-s në Kosovë kanë vizituar javë më parë Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së ku nga rektori Hajrizi janë njoftuar me punën e UBT-së, me ekosistemin e krijuar ku dija ndërlidhet me punën praktike, e ku shkollimi cilësor bashkë me teknologjinë e fundit i japin dimension të pakrahasueshëm shkollimit në këtë institucion lider të arsimit të lartë në vend.