Rektori Hajrizi takohet me studentët e MIT-it, zhvillon një ligjëratë frymëzuese rreth qytetit të mençur dhe të qëndrueshëm

01/04/2024

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka zhvilluar një takim frymëzues dhe konstruktiv para auditoriumit me profesorë, studentë dhe Alumni të Massachusetts Institute of Technology, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të organizuar nga Asociacioni i Studentëve Shqiptarë në MIT. Gjatë këtij takimi, Rektori Hajrizi ka mbajtur një ligjëratë tërheqëse rreth temës: “Smart Sustainable Small Scale City”.

Në ligjëratën e tij, ai ka theksuar rëndësinë e konceptit të qytetit të mençur dhe të qëndrueshëm, duke ndarë përvojat dhe praktikat e zbatuara në ekosistemin e Qytetit të Mençur të UBT-së. Ai ka bërë një përmbledhje të laboratorëve më inovativ, sallave të studimit, bibliotekës, hub-eve të teknologjisë dhe elementeve të tjera që e bëjnë UBT-në një model të përsosur të një qyteti të zgjuar dhe të qëndrueshëm në Kosovë, dhe përtej saj.

Ky takim ka qenë një platformë e rëndësishme për studentët për t’u frymëzuar dhe për të kuptuar sfidat dhe mundësitë e qyteteve të mençura, si dhe për të ndarë mendime dhe idetë e tyre në këtë drejtim.