Rektori Hajrizi : Standardet Mundësi për të tërë
15/10/2014Në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Standardeve, Agjencia Kosovare e Standartizimit pranë Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë ka mbajtur aktivitetin e përvitshëm “Dita Botërore e Standardeve”.
Pjesëmarrës për të disatën herë ishte dhe rektori i UBT prof.dr. Edmond Hajrizi, i cili mbajti një fjalim “Standardet Mundësi për të tërë”. Ai ka theksuar në këtë aktivitet se “Ndërmjet standardeve ne mund të fitojmë sukses, kurse përfitues të standardeve janë konsumatorët”.
UBT është i vetmi institucion i Arsimit të Lartë në Kosovë i paisur me standartin për cilësi ISO 9001:2008. UBT ka themeluar organizatën Quality Kosova e cila është anëtare e plotë e Organizatës Europiane për Cilësi (EOQ).